Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, me rastin e përfundimit të Dokufestit, ka shkruar se “kryeqyteti ynë historik, Prizreni i lashtë, me Dokufestin, është bërë letërnjoftimi ynë kulturor me jehonë botërore!”
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Kryeqyteti ynë historik, Prizreni i lashtë, me Dokufestin, është bërë letërnjoftimi ynë kulturor me jehonë botërore!
Ky letërnjoftim shembullor i profilit të kulturës së shtetit tonë, përfaqëson gjithë vlerat organizative, mikpritëse dhe tolerancës shekullore. Gjatë këtij festivali të përvitshëm, Prizreni, Kosova, shndërrohet në një miniunivers kulturor me vizitorë nga shumë vende të botës.
Shpreh mirënjohje të sinqertë për organizatorët, për gjithë ato vajza e djem që ndër vite, i kontribuan begatimit të këtij letërnjoftimi me vlerat më të mira të shtetit tonë, duke promovuar shkëlqimin e kulturës që bashkon njerëz dhe kultura me vlera të mirëfillëta!”



Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...