Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, pas Seancës solemne të Kuvendit të Kosovës, ka shkruar se është shënuar solemnisht 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, “duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari”.
Ja postimi i plotë i Ministres Hoxha:
Në Kuvendin e Republikës së Kosovës, sot, me Seancë solemne, është shënuar 20 vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kujtuar rezistencën dhe flijimin e paparë deri atëherë në histori, të një familjeje përball një shteti, të Familjes Jashari.
Mëngjesi i 5 Marsit 1998, ishte dita e kthesës së madhe, dita në të cilën u hap porta për lirinë e Kosovës, duke rizgjuar energjitë liridashëse e çlirimtare të një populli por edhe të bashkësisë ndërkombëtare se Kosova meritonte lirinë.
Lavdi e përjetshme për Familjen Jashari!
Lavdi e përjetshme për heronjtë, dëshmorët dhe martirët e lirisë së Kosovës!
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...
Leonora ndaj Labit: Marre po më vjen, e sulmove Elijonën në ...
Aksident mes dy veturave te Rruga C në Prishtinë, policia dh...
Fitore me rikthim e Milanit – vazhdon ta mbajë lidersh...