Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shquhet për thjeshtësinë e tij. Këtë e tregon edhe në vizitat e tij që ua bën banorëve të Kosovës.
Madje, Haradinaj e ka një zakon që i nderon banorët me vizitat e tij nëpër oda.
Lideri i AAK-së në çdo vizitë që bën i nderon pritësit e tij me një dhuratë të veçantë. Flamuri kuqezi është dhurata që Haradinaj ua lë familjeve për mikpritje.
“Ky është flamuri që na ka bashku gjithë dhe na bashkon e traditë e kam qetu me pru. Kurrë se kam ndrru dorën, me këtë e kam nisë” ka thënë Haradinaj.
Dhuratat e fundit të flamurit kombëtar kryeministri i ka bërë në odat e Istogut ku po i ofron mbështetje të vazhdueshme kandidatit të AAK-së për kryetar të kësaj komune, Gani Dreshajt./Indeksonline/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit