Gjykata merr vendimin e fundit për 5 të dyshuarit për dhunimin e 11-vjeçares në PrishtinëEkrem Rexhepi (26-vjeç), Shkëlqim Kameri (19-vjeç) dhe tre të miturit G.R.,(vëllai i Ekrem Rexhepit)., Xh.S., dhe G.J., të dyshuar për dhunimin e vajzës 11-vjeçe në Prishtinë janë lënë në paraburgim edhe për dy muaj.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.
“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve E.R dhe SH.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 26.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit të njëjtëve edhe për dy (2) muaj, për secilin veç e veç”, deklaroi Gashi.
Vazhdimi i masës së paraburgimit edhe për dy muaj është marrë edhe ndaj tre të miturve.“Po ashtu lidhur me këtë rast, ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur me datë 23.09.2022 ju ka vazhduar masën e paraburgimit tre të miturve edhe për dy muaj, për secilin veç e veç”, tha Gashi.
Vajza 11-vjeçe dyshohet se ishte dhunuar për rreth shtatë orë radhazi më 27 gusht të vitit 2022.
Ngjarja që tronditi Kosovën kishte nisur në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur. /arbresh.info/
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...
Sulmi me armë në shkollën kanadeze/ Begaj: Dënojmë aktet e d...
Lirohet nga arresti mësimdhënësi që ushtroi dhunë ndaj nxënë...