“Me përkushtim institucional e shoqëror, do të punojmë për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Këtë fenomen shoqëror që e pamundëson barazinë. Sepse nuk mund të kemi barazi shoqërore pa pasur edhe barazi gjinore”.
Kështu është shprehu kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në lansimin e projektit “Përafrimin e ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambolli”.
Ndër të tjera, Kurti theksoi se dhuna ndaj grave dhe vajzave ka qenë shumë shqetësuese ndër vite, si dhe sipas tij shqetësuese ka qenë edhe neglizhenca e institucioneve për të ofruar ndihmë.
“Dhuna ndaj grave dhe vajzave dhe femicidi kanë qenë në nivel shumë shqetësues ndër vite. Po ashtu shumë shqetësues ka qenë edhe neglizhenca e institucioneve për të ofruar urdhër mbrojtje, për të ofruar siguri e drejtësi për shumë gra dhe vajza. Andaj na nevojitet angazhim maksimal, bashkim i forcave të organeve shtetërore dhe prioretizim i rasteve të dhunës të familje, ashtu që të kemi rezultat të suksesshëm”, deklaroi Kurti.
“Pabarazitë, pa drejtësitë dhe paragjykimet duhet të i luftojmë bashkë. Do të jemi krah për krah për një barazi gjinore që është një parakusht për një shoqëri të barabartë”, u shpreh në fund kryeministri Kurti./Arbresh.info.
Lexo edhe:
Kurti: Në vitin 2022 mbi 5 mijë gra janë punësuar përmes Pakos së Ringjalljes Ekonomike
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...
Ndjekje si në filma, kapet në Tiranë 37-vjeçari me lëndë eks...
Shpërthim nga bombola e gazit në Skenderaj, lëndohet një i m...
Aksion antidrogë në Istog/ Sekuestrohen kokainë, para dhe ve...
Dy të lënduar rëndë nga aksidenti mes veturës dhe motoçiklet...
Vidhen shumë e madhe e parave në Prishtinë, intervistohen 6 ...