Numri i grave të kryeqytetit që raportojnë dhunën në polici, është rritur. Këtë vit për nëntë muaj janë raportuar 284 raste të dhunës ndaj gruas, 218 raste kanë qenë në gjith vitin 2017.
Pleqërinë nuk po e kalon në shtëpi. Si pasojë e dhunës që u ushtrua ndaj saj një 72 vjeçare u desh të strehohej në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë.
E moshuara në kushte anonimiteti tregoi se u keqtrajtua për shumë kohë.
“Qe 51 vjet kam duru si gjarpri nër gur. Më s’mund të duroja se deshti me na vra. 9 vetë kem”, tregon ajo.
Qendra në fjalë e cila funksionon që 18 vjet e ku strehon edhe gra nga gjashtë komuna tjera të rajonit të Prishtinës ofron shërbime të shumta.
Pavarësisht shërbimeve që ofron aktualisht strehimorja rrezikon të mbyllet nëse nuk mbështetet financiarisht sikur ndodhi nga nëntori i vitit 2016 deri në qershor të vitit 2018.
Në Komunën e Prishtinës premtuan se do të ndihmojë qendrën.
https://www.youtube.com/watch?v=awwGY58M1eQ
Presidenca dënon ashpër thirrjet për “pushkatim” ndaj Presid...
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai