Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë për aktvendimin e shkallës së dytë të Gjykatës Komerciale, me të cilin i jepet dritë e gjelbër vazhdimit të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, pavarësisht se procesi ka një mori shkeljesh ligjore dhe procedurale.
Me anë të një komunikate për media, DhTIK vlerëson se gjykata ka pasur mjaftueshëm prova dhe argumente të qarta për shkeljet e bëra, të cilat janë prezantuar në mënyrë të përsëritur në çdo takim me institucionet, por fatkeqësisht nuk janë marrë për bazë, shkruan Arbresh.info.
“Ne ritheksojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE, e përkrahur në heshtje nga të gjitha institucionet relevante, do të shkaktojë pasoja të rënda për ekonominë e vendit, duke përfshirë:
1. Rritjen e ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike
2. Rritjen e çmimit të produkteve
3. Rrezikimin e mijëra vendeve të punës
4. Uljen e prodhimit vendor dhe mbytjen e tij nga importet që po rriten çdo ditë
5. Mbylljen e një numri të madh veprimtarish biznesore”, thuhet në njoftim.
Tutje, DhTIK i bën thirrje edhe njëherë ZRRE-së dhe Qeverisë së Kosovës që të pezullojnë menjëherë zbatimin e vendimit dhe të hapin një proces të rishqyrtimit transparent, duke respektuar konsultimet publike dhe përfshirjen e komunitetit të biznesit, siç kërkohet nga ligji.
“Gjithashtu institucionet të ndajnë mjete shtesë në përkrahje të bizneseve në mënyrë që të mos ketë pasoja të rënda për ekonominë dhe të ardhmen e vendit tonë.”
Po ashtu, DhTIK u bën thirrje të gjitha bizneseve që të shfrytëzojnë të gjitha mekanizmat ligjorë për të kundërshtuar këtë vendim të dëmshëm.
“DHTIK së bashku me bizneset do të përdorë çdo mjet ligjor dhe institucional për të mbrojtur interesat e ekonomisë së Kosovës.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Ndërrimi i pushtetit në veri – Flamujt e fotografia e ...
Hetemi gati për ta dorëzuar mandatin e kryetarit të Leposavi...
Lista Serbe merr pushtetin në komunat në veri të Kosovës
Arrestimet e shqiptarëve nga serbët, Syla: Mos kaloni nga Se...
OVL UÇK konfirmon protestën më 13 dhjetor në Shkup
PDK ankohet te PZAP-ja për vendimin e KQZ-së për votimin jas...