Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, vlerëson se situata e krijuar pas aktvendimit të nxjerrë nga Shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale, ka sjellë sfida të reja për bizneset, të cilat kanë pritur një vendim të drejtë dhe meritor, siç e ka dhënë Shkalla e Parë e kësaj gjykate.
DhTIK vlerëson se afati i dhënë nga ana ZRRE deri më 16 gusht për bizneset që të lidhin kontrata për furnizim, është shumë i shkurtë dhe shkakton probleme të mëdha për qindra biznese, të cilat nuk kanë nënshkruar me asnjë kompani të licencuar.
“Gjithashtu, numër i madh i kompanive janë në pritje të vendimit përfundimtar nga Gjykata Komerciale, ku kanë dorëzuar padi kundër këtij procesi. Të tjerat janë në procedurë përgatitjeje të ankesës edhe në instancat tjera gjyqësore, përfshirë edhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Andaj me këtë rast DhTIK i është drejtuar sërish me një kërkesë Zyrës së Rregullatorit për Energji, që ta pezullojë vendimin për Liberalizim të Tregut të Energjisë deri në vendimin përfundimtar të instancave gjyqësore”, thuhet në njoftimin e DhTIK.
“E ritheksojmë edhe njëherë se Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, i qëndron prapa qëndrimit të saj që Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike duhet të pezullohet në tërësi dhe të nisin menjëherë konsultimet publike me të gjitha palët e interesit. Vlerësojmë se forma e zgjedhur nga ZRRE për ta realizuar Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrikë është tërësisht e gabuar dhe e dëmshme për qytetarët dhe ekonominë e vendit. Nga ky hap, rrezikohen shumë vende pune, ulje të kapaciteteve prodhuese, rënie të konkurrueshmërisë në treg dhe mbyllje të bizneseve”, thuhet më tej në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
U rrëzua nga skelat, vdes 52-vjeçari shqiptar në Itali
Izraeli sulmon Hezbollahun në Bejrut
Ligji për të huajt, Rudolph: Qëndrimi i partnerëve ndërkombë...
Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë
Çmimet vazhdojnë të rriten: Sa kushton një litër naftë në Zv...
Dogana e Kosovës pjesë e projektit të organizuar nga Komisio...