Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë (DhTIK) ka pranuar me shqetësim të thellë lajmin për pezullimin pa afat të Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.
DhTIK nëpërmjet një reagimi, vlerëson se ky proces ishte konceptuar si një mekanizëm i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit ekonomik, investimeve dhe zhvillimit të qëndrueshëm në vendin tonë.
“Për ne, marrëdhëniet e fuqishme dhe të qëndrueshme me ShBA-në janë jetike, pasi ShBA ka qenë gjithmonë partneri ynë më i madh strategjik dhe ka dhënë mbështetje vendimtare për ndërtimin e institucioneve demokratike, zhvillimin ekonomik dhe integrimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në reagimin e DhTIK.
Po ashtu, DhTIK vlerëson se çdo veprim apo deklaratë që rrezikon prishjen e këtij raporti është në dëm të interesave të qytetarëve dhe të ardhmes ekonomike të Kosovës.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë thotë se ka qenë e para që ka kërkuar nga qeveria që me urgjencë të heq taksën ndaj prodhimeve amerikane, “por hapat e ndërmarrë nga ekzekutivi ishin të vonshëm dhe pa ndonjë efekt pozitiv”.
Në fund të reagimit thuhet se bizneset e Kosovës kanë nevojë për stabilitet politik, siguri juridike dhe partneritete ndërkombëtare për të ecur përpara.
Sot, ShBA-ja ka pezulluar Dialogun e planifikuar Strategjik me Kosovën.
Qëndrimi i palëkundur i Marc-Andre ter Stegen
Familja e heroit në Sydney: Na bëri krenarë!
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtar...
Rritje e rasteve të gripit sezonal, mjekët bëjnë thirrje për...
Veliaj shkruan nga burgu, ka një kërkesë për këshillin bashk...
Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë