Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme, të cilat tashmë po reflektohen në rritjen e çmimeve të derivateve të naftës në vendin tonë.
Sipas DHTIK-së, duke e parë se kriza po zgjerohet, rreziku i ndikimit negativ tek një numër i madh i sektorëve ekonomikë dhe i rëndimit të mëtejmë të kostos së jetesës dhe shportës së qytetarëve është i madh.
“Meqenëse Kosova importon 100% të karburanteve dhe të njëjtat kanë një përdorim të gjerë në ekonomi, rritja e vazhdueshme e çmimeve të karburanteve ndikon drejtpërdrejt në rritjen e kostos së transportit dhe prodhimit të produkteve ushqimore dhe shërbimeve bazë, duke prekur veçanërisht sektorët më të ndjeshëm të ekonomisë”, thuhet në komunikatën e DHTIK-së.
Sipas saj, kjo situatë do të rrisë kostot e prodhimit për bizneset vendëse, si dhe do të zvogëlojë konkurrueshmërinë dhe do të ulë potencialin për eksport, e që sipas DHTIK-së, edhe ashtu është goditur rëndë nga rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimit i energjisë.
Po ashtu DHTIK thotë se kriza mund të ndikojë edhe në rritje të inflacionit.
“Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë u bënë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të ndërmarrin veprime konkrete dhe të menjëhershme, duke filluar me realizimin e një dialogu të strukturuar dhe të vazhdueshëm me komunitetin e biznesit, me qëllim identifikimin e sfidave reale dhe gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta. DHTIK propozon që të shqyrtohet mundësia e uljes ose pezullimit të përkohshëm të disa taksave për bizneset që preken më së shumti nga rritja e çmimeve, si dhe rishikimi i barrës tatimore për produktet esenciale, në mënyrë që të zbutet ndikimi tek konsumatorët dhe të mbështetet prodhimi dhe eksporti vendor”, thuhet tutje në komunikatë.
Udhëtimi i Piero Hincapie nga të luajturit futboll në plazhe...
Trump: Irani dëshiron të bisedojë, por është tepër vonë
A do ta votonte LDK-ja Glauk Konjufcën për president? – Ja ç...
Begaj takim me akademikë nga Shqipëria dhe Kosova: Rol thelb...
LDK: Deri në këto momente s’kemi marrëveshje me VV-në, kemi ...
Hoti merr vendim për themelimin e katër komisioneve