Kreu i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, ish-themeluesi i UÇK-së, të martën doli para Prokurorisë Speciale të Hagës në cilësinë e dëshmitarit.Ndonëse nuk u deklarua për medie, Lladrovci kishte thënë se do të shkojë në Hagë për ta mbrojtur luftën e drejtë e të pastër të UÇK-së, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Një nga themeluesit e UÇK-së – Ramiz Lladrovci është intervistuar të martën nga Prokuroria e Dhomave të Specializuara, me seli në Hagë.Lladrovci e kishe bërë publike ftesën e tij në fillim të këtij muaji, teksa kishte deklaruar se ishte ftuar në cilësinë e dëshmitarit.“Valës së ftesave nga Dhomat e Specializuara i jam bashkuar edhe unë në cilësinë e dëshmitarit.
Nuk kam informata e as dijeni më shumë sesa shkruan në ftesë. Data e dhënies së dëshmisë është më 19 dhjetor 2019”, kishte thënë ai.Kryetari i Drenasit ndër të tjera pati theksuar se asnjëherë nuk ka pasur dilema për luftën e pastër dhe të drejtë të UÇK-së.“Kurrë në jetë as kam pasur hamendje e as kam dilemë për drejtësinë e luftës tonë çlirimtare, për rrugën e ndjekur deri në çlirim dhe për pastërtinë e saj shembullore. Përjetësisht krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ishte shprehur Lladrovci.
Në anën tjetër avokatë të akredituar nga Gjykata Speciale vlerësojnë se me intensifikimin e ftesave nga ky organ shumë shpejt mund të pritet edhe ngritja e aktakuzave të para.
Kësisoj sipas tyre, muaji dhjetor eventualisht fillimi i vitit të ardhshëm do t’i sjellë aktakuzat e para nga Prokuroria Speciale.
Një përqafim që vlen më shumë se një mijë fjalë – Vini...
Ylli dhe Trepça luajnë sonte për një vend në gjysmëfinalen e...
Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, humb jetën 68...
IPK me 10 rekomandime pas inspektimit për trafikimin e narko...
Trump përfundon fjalimin: SHBA është rikthyer më e madhe dhe...
Kurti u takua me Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Est...