Dhjetëra shqiptarë kanë bërë sonte homazhe në Vjenë, në nderim të katër viktimave.
Këtë e ka bërë të ditur zyrtarja për informim e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti përmes një postimi në Facebook.
“Me dhjetëra shqiptarë në Vjenë sonte bëmë homazhe në nderim të viktimave të 2 nëntorit. Secila pikë ku është gjuajtur i mban lulet e solidaritetit dhe flakën e shpresës se ngjarja e shëmtuar ishte e fundit.
Bashkëndjejmë dhimbjen. E dënojmë terrorin dhe urrejtjen. Paqja është qëllimi ynë.”, ka shkruar ajo.
Të hënë kryeqyteti austriak u terrorizuar pasi persona të armatosur hapën zjarr në gjashtë vende të ndryshme, në qendër të qytetit.Fotografitë e postuara nga Tinka Kurti mund t’i gjeni më poshtë.

Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...