Shemsi Jashari, Drejtor Ekzekutiv i Rrjetit të OJQ-ve Lokale “Demokracia Fillon Këtu” ka treguar rezultatin e zgjedhjeve në Podujevë.
51.1% për Bulliqin – VV
37.67 për Rudarin – LDK
11.32 për Fetahun – PDK
Këtë deklaratë ai e ka dhënë në emisionin Debat Plus.
Disa prej zyrtarëve të lartë të LVV’së tashmë e kanë shpallur fitoren në Podujevë.
Kandidati i LDK’së, Nexhmi Rudari, ka thënë se është akoma herët të flitet për rezultatet.
Ndërkaq, kryetarja e KQZ’së, Valdete Daka, ka thënë se brenda dy orësh do të dihet rezultati preliminar.
Sipas të dhënave të KQZ’së, në Podujevë kanë dalë në zgjedhje 40.51 për qind e votuesve.
Podujeva shkoi në zgjedhjet e parakohshme pasi kryetari i saj, Agim Veliu, la detyrën për t’u bërë pjesë e qeverisë në muajin shkurt të këtij viti. Në garën për kryetar të Podujevës kanë qenë Shpejtim Bulliqi i LVV’së, Nexhmi Rudari i LDK’së dhe Naim Fetahu i PDK’së.
Kushdo që sot fiton zgjedhjet në Podujevë, do ta udhëheqë komunën vetëm për 8 muaj, deri në mbajtjen e zgjedhjet komunale në tërë Kosovën, pra në fund të vitit 2021./Arbresh.info/
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani ...
Kurti: Mbi 12 milionë euro për transformimin e tërësishëm të...
13-vjeçari ther me thikë një 19-vjeçar pas një përleshje në ...
Rizvanolli: Kosova nuk ka importuar rrymë nga EFT gjatë qeve...