Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bëri të ditur se sot është bërë dezinfektimi i përgjithshëm i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës Mjekësore në Dardani dhe i autoambulancave të Qendrës për Mjekësi Urgjente.
Ahmeti theksoi se çdo hap i vogël është i rëndësishëm, transmeton Indeksonline.
I pari i Prishtinës nuk harroi të porositë qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi.
Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:
“Sot u bë desinfektimi i përgjithshëm i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrës së Mjekësisë Familjare nr. 5 në lagjen Dardania dhe i autoambulancave të Qendrës për Mjekësi Urgjente. Çdo hap i vogël është i rëndësishëm. Nuk kemi kërkuar kurrë diçka më të lehtë nga ju. Për shëndetin tuaj dhe të afërmve tuaj ju lutemi që të rrini në shtëpi.
#Rrinshpi”


Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?