Një person është plagosur me armë zjarri sot gjatë ditës në lagjen “Dradania” të Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tutje thotë se personi i plagosur është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa lidhur më këtë rast është identifikuar një i dyshuar dhe se policia është në kërkim të tij.
“Sot rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një plagosje me arme zjarri në lagjen Dardania në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare, nga arma e zjarrit është pjagosur 1 person. I njëjti është dërguar për tretman mjekësor.
Lidhur me këtë rast policia ka identifikuar një person të dyshuar dhe është në kërkim të tij”, ka trhënë Ahmeti për arbresh.info.
Sulmi izraelit vret gjashtë palestinezë në Gaza
Çfarë pas luftës në Iran, cilët janë skenarët e mundshëm?
Moti me shi sot në Shqipëri
Kurti sot merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gr...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?