Këshilltari i presidentit Trump për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien, ka folur pasi Richard Grenell ka dhënë dorëheqje nga pozita e ambasadorit të SHBA’së në Gjermani.
O’Biren gjithashtu ka treguar se Richard Grenell ka vullnet për t’i shërbyer Shteteve të Bashkuara të Amerikës në pozitën e emisarit për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai ka treguar se Grenell do të punojë jashtë Shtëpisë së Bardhe dhe me orar të përgjysmuar.
“I jam mirënjohës Ric-ut për vullnetin e treguar për t’i shërbyer kombit tonë në kapacitete të pjesshme si Përfaqësues Special për negociatat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke ushtruar detyrën e tij nga Shtëpia e Bardhë”, thuhet në qëndrimin e O’Brien të publikuar nga National Security Council.
Ndërkohë gazetarja e Bloomberg, Jennifer Jacobs, ka thënë se Richard Grenell do të punojë në kampusin e Shtëpisë së Bardhë në ndërtesën e “ Eisenhower Executive Office Building”.
“Më është thënë se aleati i Trumpit, Richard Grenell, ka dhënë dorëheqje nga roli i tij si ambasador në Gjermani të hënën. Ai është i fokusuar në rolin e tij si përfaqësues special për negociatat Kosovë-Serbi. Ai është zhvendosur në një zyrë në kampusin e Shtëpisë së Bardhë, në EEOB, të hënën”, ka shkruar Jacobs.

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...