Organizata “Ec Ma Ndryshe” do të mbajë sot një konferencë për media, ku do të bëjë të ditura detaje të protestës në Prizren, e cila do të mbahet nesër në Sheshin Shatërvan, duke filluar nga ora 12:00.
Në një njoftim për media bëhet e ditur se konferencën e sotme do të shpalosen detaje të organizimit dhe informata të tjera rreth protestës.
Kjo protestë po organizohet për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar, ku si pasojë e shembjes së një shtëpie, ka humbur jetën një vajzë e moshës tri vjeçare.
“Thirrjes për protestë në Prizren për të kërkuar llogari për tragjedinë e javës së kaluar po i përgjigjen edhe shumë organizata nga qytete të ndryshme të Kosovës. Deri në këtë moment, këto organizata janë deklaruar se e përkrahin dhe i bashkohen protestës së Prizrenit: Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile – KCSF, Instituti GAP, Iniciativa për Progres – INPO, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë – QKSS, Forumi për Iniciativa Qytetare – FIQ, Anibar, Grupi për Studime Juridike dhe Politike – GSJP, Lëvizja FOL, Qendra për Politika dhe Avokim – QPA, Syri i Vizionit, Instituti për Politika Zhvillimore – INDEP, OJQ THY, Klubi Politik i Studentëve”, thuhet në njoftim.
Ministria e Mjedisit ndalon betonimin e shtretërve të lumenj...
Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, reagon Shtëpia e Bardhë: E...
Kuvendi i Kosovës të premten seancë plenare
Spitali i Pejës për vdekjen e punëtorit nga Strellci i Deçan...
Haxhiu: Kujtimi për Selver Haradinajn mbetet i përhershëm
Ministria e Shëndetësisë: Sulmet në Liban vranë 89 persona d...