Një person ka vdekur dhe një tjetër është plagosur si paosjë e të shtënave me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Gjakovë.
Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë , Lumni Graishta ka treguar për Arbresh.info se dyshohet se një pronar i një lokalit te Çarshia e Vjetër në Gjakovë, ka shtënë me armë zjarri drejt një klienti pas një mosmarrëveshje me ç’rast e ka lënë të vdekur.
Ai ka thënë se i dyshuari është emër i njohur për policinë, ndërkohë që i njëjti gjendet në arrati.
“Dyshohet që vrasja të ketë ndodhur rreth orës 05:20 në një lokal në Çarshinë e Vjetër në Gjakovë. Sipas informatave të para dyshohet se pronari i një lokali pas një mosmarrëveshje me një klient ka përdor armën e zjarrit me ç’rast një person ka mbetur i vdekur në vendngjarje (vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje) ndërsa një person tjetër i plagosur është dërguar në spitalin rajonal për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor”, ka thënë Graishta.
Ai tutje thotë se Policia po e kërkon të dyshuarin, i cili gjendet në arrati.
“I dyshuari (në arrati për momentin) është i njohur për policinë dhe njësitet policore janë në kërkim të tij. Në vendngjarje janë të gjitha njësitet relevante, duke kryer procedurat e nevojshme ligjore nën mbikëqyrje të afërt të kryeprokuroeit të shtetit”, tha ai.
LEXO EDHE:
Vrasja e plagosja në Gjakovë, Prokuroria: I dyshuari është identifikuar
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026
Ngjarja e rëndë në Gjakovë: I plagosuri në gjendje stabile
Jeton Koca jep dorëheqjen nga Prokurori i Shtetit
Proteston sindikata e punëtorëve të Prishtina Parking
E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...