Koalicioni i cili udhëheq Qeverinë e Kosovës në fillim të mandatit kishin nënshkruar marrëveshje që mos të nënshkruhet ndonjë mocion nga deputetët e pozitës për prishje të koalicionit. Kjo marrëveshje ishte nënshkruar nga kryetari i atëhershëm i PDK-së Hashim Thaçi.
Deputeti i këtij subjekti Shukri Buja, në një prononcim për Indeksonline ka treguar se kjo marrëveshje tani ndodhet para prishjes për faktin se ajo nuk u respektuar nga vetë deputetet e LDK-së.
“Sipas marrëveshjes është dashur deputetet e LDK-së ta votojnë pakontestueshëm, z.Thaçi për president dhe Kadri Veselin në postin e kryeparlamentarit, gjë që nuk e kanë bërë, atëherë pse duhet ta respektojnë deputetët e PDK-së, një marrëveshje të tillë”, ka thënë ai.
Buja ka thënë se kryetari i PDK-së Kadri Veseli, ka të drejtën dhe përkrahjen e e subjektit te tij për prishjen e marrëveshjes së koalicionit e cila ishte nënshkruar nga presidenti i tanishëm Hashim Thaçi.
“Ne jemi konsekuent në qëndrimet tona politike dhe nënshkrimi i asaj marrëveshje nga z.Thaçi nuk do të thotë se ai ka nënshkruar individualisht sepse ai ka nënshkruar në emër të PDK-së. Por pasi marrëveshja nuk është respektuar nga LDK, atëherë kryetari Veseli ka të drejtë mos ta respektoj, sepse nëse interesi qytetar është që kjo qeveri të shkoj në shtëpi atëherë ne do të veprojmë konform interesit qytetar”, ka thënë ai.
Buja thekson se bllokadat e krijuara nga kjo qeveri kryesisht nga 17 deputetet e LDK-së kanë qenë të pa arsyeshme tash e dy vite. Ndërkaq procedimin e projektligjit për demarkacionin Buja e sheh si një “karrem”, kur dihet se mocioni për rrëzimin e qeverise do të mbahet të mërkurën/Arbresh.info/
Një muaj paraburgim për shoferin që goditi për vdekje 27-vje...
Sulmet amerikane-izraelite godasin centralin bërthamor irani...
Shqipëria publikon listën për ndeshjen ndaj Polonisë në play...
Rama mbjell lule bashkë më fëmijët e kryeqytetit në ditën e ...
21 marsi, Dita Botërore e Sindromës Down
KRU “Prishtina”: Konsumatorët që nuk nënshkruajnë kontratën ...