Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se eksplozivi i gjetur në afërsi të Gazimestanit ditën e djeshme kishte kishte një përbëje dy lloje të materialit shpërthyes.
Drejtoria Kundër Terrorizmit, e cila vepron në kuadër të Policisë së Kosovës, ka njoftuar se në fshatin Mazgit, afër magjistrales Prishtinë -Mitrovicë, është gjetur një sasi eksplozivi e llojit TNT dhe ANFA, i mbështjellur në një kantë-bidon, i cili ka qenë i gatshëm për aktivizim.
Pas ekzaminimit është bërë deaktivizimi nga njësitet e specializuara të Policisë së Kosovës, si dhe, është konstatuar se sasia e eksplozivit ka qenë 28 kg e 11,5 gram, e llojit TNT dhe ANFA.
Prokuroria Speciale ka autorizuar Policinë, të cilët janë në kërkim e sipër të identifikimit të personave të përfshirë në këtë rast.
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...
Kosova mposhtet me rezultat të ngushtë nga Finlanda
Zgjedhjet presidenciale te Barcelona, konfirmohen dy kandida...
Rama dënon ashpër sulmin ndaj Azerbajxhanit: Irani po bën te...
LVV-ja mbështet amandamentet e Osmanit