Kryeministri i vendit, Albin Kurti, mirëpriti kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi.
Fillimisht, kryeministri Kurti dhe kryetari Gashi zhvilluan një takim tête-à-tête, që u përcoll pastaj me një takim bilateral ndërmjet dy delegacioneve, përcjell Arbresh.info.
“Gjatë takimit bilateral të delegacioneve u diskutua për domosdoshmërinë e bashkëpunimit dhe ndërveprimit ndërmjet dy kuvendeve respektive, dhe për mundësinë e mbështetjes nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut ndaj Kosovës në forume dhe takime ku Kosova nuk është e pranishme apo e përfaqësuar. Kryeministri veçoi nevojën e ratifikimit në afat optimal të të gjitha marrëveshjeve që dalin nga bashkëpunimi bilateral, përfshirë edhe ato të Procesit të Berlinit”, thuhet në njoftimin nga ZKM.
Tutje në njoftim thuhet se u theksua gjithashtu vlera e shtuar e protokollit dhe dy memorandumeve të mirëkuptimit që Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Maqedonisë së Veriut nënshkruan në mbledhjen e dytë të përbashkët, e cila u mbajt më 18 nëntor në Prishtinë, si dhe intensifikimi i punës në realizimin e projekteve infrastrukturore që lidhin dy vendet.
Kryeministri falënderoi kryetarin Gashi për vizitën dhe tha se bashkëpunimi parlamentar ndihmon në rritjen dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./Arbresh.info
Pacolli: Nuk e kam ditur që vëllai im ka aplikuar për subven...
Hamza premton 50% rritje të pagave për mantelbardhët, zero k...
UEFA e dënon Serbinë për tentimin e tifozëve për ta djegur f...
Tre vjet burgim për policin që plagosi një qytetar në veri t...
INSTAT: 1 në 5 persona në Shqipëri jetojnë në prag varfërie
Nagavci: 1,977 studente përfituan bursa STEM, në vlerë të 1 ...