Një grua është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare ditën e mërkurë në Prishtinë, përkatësisht në stacionin “Veriu”.
Burime brenda stacionit të Policisë “Veriu” bëjnë të ditur për arbresh.info, që dhunuesja ka sulmuar fizikisht dy Policë në mes të stacionit të Policisë, duke i shkaktuar kështu lëndime trupore, shkruan arbresh.info.
“E kanë thirrë për një intervistim, dhe pastaj duke dalë prej stacionit në oborr të Policisë, ajo është nervozuar dhe aty janë konfrontuar me Policët, pastaj ajo nuk i është bindur urdhrave, dhe i ka sulmuar Policinë, më pas ata janë detyruar për të kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ky burim për arbresh.info.
Ndryshe sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se kjo grua pas intervistimit nga Prokurori është liruar në procedurë të rregullt./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...