Një veturë pasditen e sotme ka goditur tre persona të cilët po qëndronin në trotuar në fshatin Magure të Lipjanit, shkruan arbresh.info.
Arbresh.info në lidhje me rastin ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës Bajram Krasniqi, i cili ka deklaruar se një veturë fillimisht ka gotitur një trafo të rrymës e më pas tre këmbësorë.
Ndërkaq, është bërë e ditur se nga ky aksident janë lënduar vetëm 2 nga tre personat e përfshirë, të cilët janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
“Në ora 18:27, në fshatin Magure ka ndodhur një aksident trafiku. Një veturë fillimisht ka gotitur një trafo të rrymës e më pas tre këmbësorë, dy nga ta kanë pësuar lëndime dhe janë ddlrguar për në QKUK.”, u shpreh Krasniqi për arbresh.info.
LEXO EDHE:
Vetura godet tre këmbësorë në Magure të Lipjanit, dyshohet për një të vdekur
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...