Seanca konstituive të Legjislaturës VII të Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mbahet më 26 dhjetor 2019, në orën 15:00.
Në përbërjen e re parlamentare do të jenë të përfaqësuara 14 subjekte politike, shkruan arbresh.info.
Seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, përkatësisht Jahja Koka, shoqëruar nga deputeti më i ri, në rastin konkret, deputetja Fjolla Ujkani.
Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.
Seanca konstituive përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.
Konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar (Vetëvendosje), do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë (LDK), në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë (PDK), në anën e majtë të kryesuesit.
Përcaktimi i ulëseve për grupet e tjera do të bëhet gjatë ditëve në vijim./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...