Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe sot që ta zgjedhë një anëtar të Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Kjo pasi që dy kandidatët konkurrentë për këtë post nuk kanë marrë votat e mjaftueshme nga deputetët.
Në garë për anëtar të Këshillit Prokurorial ishin ishin Shemsi Jashari i cili mori 57 vota dhe Naim Krasniqi, i cili moti vetëm dy vota.
Sipas rregullores së Kuvendit asnjëri nga këta nuk mund të jenë anëtar të KPK-së pasi që për të marrë klëtë post duhet të marrin 61 vota të deputetëve.
Rrjedhimisht konkursi për një anëtar të KPK-së nga shoqëria civile do të përsëritet./Arbresh.info
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...