Për të pestën herë radhazi, ka dështuar të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, e ftuar nga kryetari i Komunës, Alban Hyseni, pasi asamblistët e partive opozitare (LDK, me përjashtimi të njërit, PDK dhe AAK), nuk kanë qenë të pranishëm në sallë.
Kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu, tha se me 12 asamblistë të pranishëm nuk ka kuorum për të nisur kjo seancë.
Përndryshe, kjo seancë urgjente ishte ftuar nga kryetari i Gjilanit me dy pika të rendit të ditës, miratimi i buxhetit për vitin 2025 dhe ndërrimi i destinimit të shfrytëzimit dhe dhënia në shfrytëzim të fshatit social të Kuvajtit “EuroSky”, njofton Komuna e Gjilanit./rtk
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër