Me 70 vota për, 2 kundër dhe 9 abstenime ka dështuar të ratifikohet Marrëveshja për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor, shkruan arbresh.info.
Deputetët e opozitës ishin kundër kësaj marrëveshjeje pasi konsideronin se ishte e padrejtë që Kosova po merret pjesë në këtë marrëveshje duke u përfaqësuar me fusnotë.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Zenun Pajaziti tha se nuk ishte në rregull të kalonte në këtë mënyrë kjo marrëveshje.
Ai kërkoi pauzë 15 minutëshe që të formohej deklarata mes grupeve parlamentare në të cilën thuhej se Kuvendi e kundërshton përfaqësimin e Kosovës me fusnotë në këtë Fond./Arbresh.info.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë