Lëvizja Vetëvendosje nuk ka votuar Rezolutën që do të fuqizonte Policinë e Kosovës.
Shefja e Grupit, Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar fillimisht diskutime mes partive, gjë që u kundërshtua nga LDK, PDK, AAK.
89 deputetë morën pjesë, 36 votuan, kundër asnjë, abstenim 52. Kësisoj, nuk u ndryshua rendi i ditës.
Kryetrari i Kuvendit, Glauk Konjucfa tha se rendi i ditës nuk ndryshon, dhe se seanca vazhdon siç ishte paralajmëruar.
Ndërsa shefi i Grupi Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri në emër të PDK-së ka propozuar miratimin e një rezolute me anë të së cilës mbështetet Policia e Kosovës.
Tahiri tha se kjo rezolutë përmban tri pika të rëndësishme përmes të cilave Kuvendi dhe Qeveria hynë në një agjendë mbështetëse për Policinë e Kosovës./Arbresh.info/
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...