Takimi i shumëpritur i kryeministrit Isa Mustafa dhe komisionierit evropian Dimitris Avramoploso në Bruksel përfundoi me dështimin e kryeministrit Mustafa.
Zëdhënësja e Komisonit Evropian, Tove tha për TCH se Avromoplos vlerëson përpjekjet e kryeministrit Mustafa për demarkacionin me Malin e Zi dhe tha ka inkurajuar kryeministrin që ta dërgojë në Kuvend.
“Komisioneri Avramopoulos gjithashtu pranoi përpjekjet që Kosova ka bërë për të ratifikuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe inkurajoi Kryeministrin Mustafa, qeverinë e tij dhe partitë politike që të vazhdojnë së shpejti me votën në Kuvend.” tha Tove.
Ndërkaq, komisioneri evropian ka dhënë mbështetjen e tij për liberalizimin e vizave dhe ka vlerësuar edhe luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu bëhet e ditur se Avramoplos do të vizitojë Kosovën para stinës së verës.
Mustafa kishte udhëtuar në Bruksel për të kërkuar pezullimin e demarkacionit për dy vjet si kriter të liberalizimit tv vizave.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje