Pas 2 orë diskutimi ka përfunduar takimi mes Albin Kurtit e Isa Mustafës.
Ai që është parë duke dalur nga Kuvendi i Kosovës vendi ku po zhvillohej takimi ishte Kryetari i LDK-së Isa Mustafa me ekipin e tij ne mesin e tyre edhe Agim Veliu e Vjosa Osmani.
Ndonëse është pyetur nga gazetarët, Mustafa nuk ka dhënë as një përgjigje dhe ka preferuar të hesht.
Nga Kuvendi ende nuk janë parë të dalin ata të Lëvizjes Vetëvendosje në krye më Albin Kurtin.

Ndërkohë, burime të postalit arbresh.info, bëjnë të ditur se ende nuk është arritur ndonjë marrëveshje mes këtyre dy subjekteve politike, për formimin e qeverisë së re.
Kujtojmë se këto dy parti janë duke tentuar tash e një muaj që të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje por që posti i Presidentit po del të jetë pengës./arbrsh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?