Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Drejtoria e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” nuk po ia arrijnë t`i ndërtojnë laurat në Rugovë dhe Junik, me të cilat Ministria dhe Drejtoria e parkut kanë për qëllim menaxhimin më të mirë, mbrojtjen dhe ruajtjen e biodiversitetit në parqet nacionale.
Ministria ka paraparë që projekti për ndërtimin e katër laurave në këtë pjesë të Dukagjinit, një në Grykë të Rugovë, një në Grykë të Junikut dhe dy në Deçan, të përfundojë deri në fund të muajit maj. Megjithëse është zvarritur pak, në Deçan janë para përfundimit dy laurat, siç e konfirmoi për “Kohën Ditore” Fatmir Morina, drejtor i Drejtorisë për administrimin e parkut kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” në Pejë.
Sipas tij , në Deçan dhe lokacionin tjetër në këtë komunë, në Lloqan, janë duke u ndërtuar të dyja, dhe ndërtimi i këtyre dy laurave, siç shtoi ai, nuk është kundërshtuar nga askush dhe kanë pasur edhe miratimin e kryetarit të Komunës së Deçanit. /koha.net/
Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit nuk hapet
Osmani përkrah protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoni ...
Goretzka paralajmëron Real Madridin: Mund të fitojmë gjithçk...
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës