Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se nuk ka arritur të mbahet mbledhja e rregullt e kryesisë.
Ajo, në një konferencë për medie, tha kjo është si pasojë e mungesës së anëtarëve të kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Ndër tjera, ajo është shprehur se deputetët e opozitës në seanca dhe në mbledhje të kryesisë së Kuvendit janë duke abstenuar vazhdimisht për propozimet dhe projektligjet që bëhen.
“E konsiderojmë totalisht të papranueshme dhe tërësisht jo të përgjegjshme abstenimin e vazhdueshëm të opozitës”.
“Arsyetimet se pozita e mban përgjegjësinë se tashmë më nuk pinë ujë, për shkak se puna dhe përgjegjësinë që e marrin deputetët është miratimin e projektligjeve, me votimet e ndryshme të raporteve natyrisht edhe votimet në Kuvend”, ka thënë Kusari-Lila./eo
Balluku: MIE, e anagazhuar në përmbylljen e kapitujve kyç të...
Falsifikimi i rezultateve/ Përfundojnë dy seanca ndaj komisi...
Trump paralajmëron Kanadanë: Nëse nënshkruan me Kinën, SHBA-...
Seanca ndaj të dyshuarve për manipulim votash, Avokati i Pop...
INSTAT: 12.5 milionë shtetas të huaj hynë në Shqipëri gjatë ...
Man City nuk gabon ndaj Wolves, ia shton presionin Arsenalit