Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tregoi se mbledhja e Kryesisë nuk ka arritur të mbahet për shkak të mungesës së kuorumit.
“Mbledhja e kryesisë nuk pati kuorum që të mbahet dhe duhet ta rrisim përgjegjësinë edhe më lartë sepse pa qenë Grupet Parlamentare me të vëmendshme nuk kund të ketë funksionalizim meqenëse mbledhja e Kryesisë është drita e gjelbër, kështu që shpresojmë që herave tjera do të kemi një përgjegjësi më të madhe meqenëse duke filluar prej momentit që dalim para qytetarëve edhe kur e bëjmë betimin këto janë dy akte të rëndësishme”,tha Konjufca, raporton Ekonomia Online.
Ai tha mbledhja e radhës e Kryesisë do të thirret së shpejti.
“Nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci ndodhet në Bruksel, pastaj për njërin prej nënkryetarëve të Listës Serbe për disa arsye nuk mund të merr pjesë në seancë, nuk e dimë tash për tash por së shpejti”, deklaroi kryeparlamnetari.
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër