Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka dështuar të mbajë mbledhjen e paraparë për sot në orën 10:00, ku në rend dite ishte shqyrtimi i projektligjit për çmimin e produkteve medicinale.
Kjo ndodhi pasi në mbledhje nuk u paraqiten deputetët e partive në pushtet. Ndërsa, ata të opozitës pasi pritën për rreth 20 minuta vendosën që të largohen nga mbledhja.
Deputetë të opozitës thanë se pozita nuk është e interesuar që ta implementojë këtë ligj.
“Kjo është papërgjegjësi totale”, tha deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pas dështimit të mbledhjes së këtij komisioni./rtk
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja