Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon është shprehur e zhgënjyer për dështimin e Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës.
Cramon tha se shpreson që ky të mos jetë shansi i humbur përgjithmonë dhe kjo të jetë “vetëm një shtyrje e këtij vendimi”.
“Më vjen shumë keq! Ishte një shans i madh për t’u bërë pjesë e një prej institucioneve më të rëndësishme siç është KiE. Këshilli i Evropës është një institucion i rëndësishëm dhe Kosova pati shanse reale. Shpresoj që ky të mos jetë shans i humbur përgjithmonë, dhe uroj që kjo është vetëm një shtyrje e këtij vendimi”, ka thënë Cramon, gjatë një interviste për Kanal10.
Cramon ka thënë më tej se shpreson që Kosova të jetë në rend ditë në seancën e ardhshme të Këshillit të Ministrave.
“Shpresoj që Këshilli dhe Komiteti i Ministrave ta vendosin në rend dite në seancën e tyre të ardhshme, dhe shpresoj shumë, që Qeveria e Kosovës para kësaj, ta dorëzojë draft – statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe në Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Cramon.
Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë nga nesër në gre...
Malisheva nis luftën me rriqrat, dezinsekton zonat ku mund t...
Aksident i rëndë me 6 të lënduar në Doberllukë të Vushtrrisë
Aksident me fatalitet në Koshare të Ferizajt, një i vdekur
Pamje nga vetaksidenti tragjik në Dollc të Klinës, shoferi n...
Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së nga Jabllanica e Madh...