Dështimi më i madh i Thaçit e Mustafës (Video)

20:54 | 12 Gusht 2016
M. A.

Partitë e koalicionit qeverisës tashmë kanë dalë me qëndrime zyrtare se e mbështetin në mënyrë unanime ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, mirëpo si njëra ashtu edhe tjetra kanë brenda vetës deputetë që e kundërshtojnë këtë marrëveshje.

Praktikisht, i bie që për sa kohë ka zëra kundër, asnjëra nga këto parti nuk mund të thirret në votën unanime.

Labinotë Demi-Murtezi, anëtare e Grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila edhe publikisht është shprehur se nuk do të votoj pro ratifikimit të Demarkacionit, thotë se për një gjë të tillë e di edhe vet pozita se nuk i ka votat e mjaftueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale