Për të 34-ën herë më radhë të zgjedhurit e popullit të Kosovës, dështuan të dakordohen dhe të dalin nga ngërçi institucional në të cilin gjendet vendi tash e katër muaj.
Edhe gjatë seancës së ditës së enjte(sot), ata mbajtën një seancë dy minutëshe, e cila sikur edhe 33 seancat e mëparshme nuk sjelli asnjë rezultat.
Vetëvendosje vazhdon të qëndroj prapa vendimit të saj për kandidaten e saj, Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera prapa qëndrimit të tyre se nuk do e votojnë. E kështu çdo të dytën ditë, deputetët po mblidhen duke e ditur që nuk ka asnjë ndryshim dhe rezultat tash e katër muaj.
LEXO EDHE
Deputeti i PDK-së: Rutina është e njëjtë, seriali është i njëjtë, veç episode po ndërrohen
Deputeti i PDK-së: Rutina është e njëjtë, seriali është i njëjtë, veç episode po ndërrohen
Një lagje në Mitrovicë mbetet pa ujë të pijshëm, Ujësjellësi...
Zjarri përfshin termocentralin në Teheran
Prangoset kosovari në Kukës, i kapen në kufi municion luftar...
FSK merr pjesë në ushtrimin ndërkombëtar “Dynamic Front 26” ...
Haliti: Kërkojmë të dimë kandidatin për kryeparlamentar para...
Zvicra paralajmëron për toksinë cereulide në produktet për f...