James Rubin, ish-ndihmëssekretar amerikan i shtetit, ka filluar dëshminë të hënën në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Rubin është thirrur si dëshmitar nga mbrojtja e Hashim Thaçit, e i cili njëkohësisht është dëshmitari i parë i mbrojtjes.
Ky dëshmitar ka kodin 1DW003 në këtë proces gjyqësor. Bashkë me Rubin në seancë janë edhe sekretarja e ambasadës së SHBA-së në Holandë dhe sekretarja e Qeverisë së SHBA-së në Washington.
Dëshmia e Rubinit pritet të zgjasë dy deri në tri ditë.
Sipas trupit gjykues, u autorizuan masa të caktuara për këtë dëshmitar, sipas Rregullës 107, që ka të bëjë me autorizimin e dhënësit të informacionit.
Trupi gjykues tha se nuk do të pranojë pyetje që nuk kanë të bëjnë me Rregullën 107 dhe autorizimet që bien sipas kësaj rregulle.
Mbrojtja e Thaçit ka kërkuar shtimin në provave materiale një dokument që do të përdorë me dëshmitarin 0003. ZPS-ja kishte thënë se nuk është kundër kërkesës ndonëse u është dërguar me vonesë.
Kështu, trupi gjykues pranoi këtë dokument pasi tha se ka të bëjë me dëshminë e dëshmitarit lidhur me atë se çfarë mban ai mend gjatë rolit që ka pasur në Kosovë. Sipas trupit gjykues, ky artikull ka të bëjë edhe me atë se çfarë i kujtohet dëshmitarit lidhur me rolin e Thaçit gjatë konferencës së Rambujesë dhe rolit të tij në UÇK.
Të gjithë të akuzuarit janë të pranishëm në sallën e gjyqit.
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...