Shumë mërgimtarë që ishin për pushime në Kosovë tashmë ia kanë mësyrë vendeve të tyre ku veprojnë e punojnë.
Kjo ka bërë që në pikat kufitare që janë më të frekuentuara, ajo në Merdarë dhe tek Dheu i Bardhë pritjet për ta lëshuar Kosovën mund të zgjasin nga dy deri në tri orë.
Njëjtë si në Merdarë e te Dheu i Bardhë, pritjet janë të gjata edhe në pikën kufitare në Jarinë ku pritjet janë prej 180 deri në 240 minuta për të dalë nga Kosova ndërsa për të hyrë nga 20 deri në 25, teksa në Mutivodë për të hyrë në Kosovë pritjet janë deri në 10 minuta kurse për të dalë nga 180 deri në 240 minuta./arbresh.info/

Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës