Janë krijuar sërish kolona të gjata në pikë kalimet kufitare në dalje nga Kosova.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë në Merdarë, ku mërgimtarët po presin deri në tri orë ndërsa kolona është e gjatë 1 mijë metra, shkruan Arbresh.info.
Pritje të gjata të bashkatdhetarëve ka edhe në pikë kalimin kufitar te Dheu i Bardhë.
Aty pritjet po zgjasin deri në një orë ndërsa kolona është e gjatë 400 metra.
Në raportin e fundit të përditësuar në orën 11;09 bëhet e ditur se pikë kalimet e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim./Arbresh.info

Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik