25 vjeçari L.F nga Komuna e Deçanit është duke pritur qe një vit e gjysmë për termin për vizë punë në ambasadën e Gjermanisë.
I zhgënjyer me jetesën dhe kushtet në Kosovë, ai ka zgjedhur rrugët e Evropës për të punuar dhe për të krijuar një jetë më të mirë.
Edhe pse ai aktualisht është i punësuar në një kompani ndërtimi në Deçan, nuk është i kënaqur me jetesën në Kosovë edhe detyrohet të pres me vite për të marrë një vizë pune për Gjermani.
“Kam aplikuar për vizë me 4 nëntor të vitit 2017, pra, janë bërë një vjet e gjashtë muaj që kur kam bërë terminin online në ambasadën gjermane por, ende nuk me kanë thirrur për me i dërgu dokumentet”, ka thënë ai për portalin arbresh.info.
L.F shprehë zhgënjimin edhe me pritjet e gjata për termin në ambasadë Gjermane.
Si ky 25 vjeçar janë edhe mijëra të rinj që janë duke pritur me shume se një vjet e gjysmë për termin në këtë ambasadë.
E në ambasadën e Gjermanisë, janë dhënë gjatë vitit të kaluar 38 mijë viza, ndërsa 13 mijë për qëndrim afatgjatë. Numrin e madh të atyre që presin për një termin në ambasadën gjermane e tregon fakti se pritjet për këtë zgjasin rreth një vit e gjysmë.
“Gjatë vitit 2018 Ambasada Gjermane në Prishtinë ka lëshuar rreth 38,000 viza. Prej tyre rreth 25,000 viza për qëndrim afatshkurtër (të ashtuquajturat viza Shengen për turizëm, udhëtime afariste etj.), ndërsa rreth 13,000 viza për qëndrim afatgjatë (bashkim familjar, punë, studime etj.)” thuhet në përgjigjen e ambasadës për portalin arbresh.info.
Këto shifrat të njëjta pritet të jenë edhe për vitin 2019, duke pas parasysh fluksin e madh të qytetarëve në 3 mujorin e parë të 2019-tës.
“Sipas zhvillimeve aktuale duket se shifrat për vitin 2019 do të jenë të përafërta me nivelin e periudhave referuese të viteve paraprake”
Ambasada Gjermane në Prishtinë gjatë viteve të fundit ka ngritur ndjeshëm kapacitetet për shqyrtimin e kërkesave për viza. Këtë e konfirmon edhe vetë ambasada përmes një përgjigje për portal.
“Megjithatë, numri i kërkesave edhe më tutje tejkalon kapacitetet e ambasadës. Për këtë arsye pritjet janë të pashmangshme”, thuhet mes tjerash.
Ambasada Gjermane e demanton kryeministrin Haradinaj i cili ditë më parë kishte deklaruar se pritjet e gjata para ambasadës janë që 10 vite dhe numri i aplikuesve është i njëjtë./Arbresh.info/
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...