Edhe këtë të diele vazhdojnë kolonat dhe pritjet e gjata në dalje të pikës kufitare në Merdarë, ku kolonat janë të gjata deri në 700 metra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikat kufitare Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.
Në hyrje të pikës kufitare në Merdarë, pritjet janë nga 5-10 minuta, ndërkaq kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike është deri në tri orë.
Ndërsa, në hyrje të pikës kufitare në Dheun e Bardhë, pritjet në hyrje janë nga 5 deri në 10 minuta. Kurse, në dalje nga një orë.
Sa i përket pikave tjera kufitare, fluksi i daljes është më i vogël. Kryesisht hyrja është 3 deri në 5 minuta, ndërsa dalja është 5 deri në 10 minuta.
Kjo pritje në pikat kufitare po bëhet për shkak se bashkatdhetarët kanë qenë në pushime në Kosovë dhe tani janë duke u kthyer në shtetet e tyre ku jetojnë.
Elon Musk akuzon drejtësinë franceze për motive politike pas...
Paralajmërimi i Anthropic për IA-në godet tregjet globale
I plagosuri nga incidenti në rrugën Gjilan–Kamenicë në gjend...
Endrick vazhdon shkëlqimin tek Lyoni
Stuhia Leo kërcënon Spanjën dhe Portugalinë
Parashikimi i motit për të enjten