Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje për sezonën e verës ka krijuar edhe pritje të gjata në pikat kufitare, kryesisht në hyrje të Kosovës.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në përditësimin e fundit të të dhënave, ka bërë të ditur se te Dheu i Bardhë mërgimtarët po presin deri në 1 orë e 20 minuta për të hyrë në vend, ndërsa kolona është e gjatë 900 metra, shkruan Arbresh.info.
Nga e njëjta pikë për të dal nga vendi, qytetarët po presin 35 minuta ndërsa kolona është e gjatë 400 metra.
Më e qetë është gjendja në Muçibabë ku pritjet atje po zgjasin 30 minuta për të hyrë në vend, në Kullë 15 minuta ndërsa në Jarinje dhe Vërmicë nga 10 minuta.
Për të dal nga Kosova përmes pikës kufitare në Bërnjak qytetarët po presin deri në 35 minuta kurse për të hyrë nga kjo pikë 3-5 minuta/Arbresh.info

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...