Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka certifikuar 312 vëzhgues të zgjedhjeve të parakohshme nacionale të 11 qershorit, sipas vendimeve të publikuara në uebin e saj zyrtar.
Më se tepërmi ka nga organizatat mediale, me 156 vëzhgues aktualisht, dhe në mesin e tyre është edhe arbresh.info me dhjetë vëzhgues.
Nga vëzhguesit ndërkombëtarë deri më tani janë akredituar 50 vëzhgues të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian, 25 nga NDI, dhe tri nga një organizatë tjetër ndërkombëtare.
71 vëzhgues deri të premten janë akredituar nga organizatat joqeveritare vendore.
Aplikimi në KQZ për të kërkuar vëzhgimin e zgjedhjeve mbyllet më 4 qershor./arbresh.info/
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje