Edhe gjatë ditës së sotme ka vazhduar vaksinimi kundër Covid-19.
Vetëm sot janë vaksinuar 2519 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër Covid-19 në Kosovë ka arritur në 41,867
Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi në Facebook.
Postimi i plotë:
Ekipet e vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në njësitë tjera të vaksinimit në Kosovë kanë vaksinuar sot 2519 qytetarë.
Me dhënien e vaksinave sot, numri i përgjithshëm i të vaksinuarve kundër COVID-19 në Kosovë ka arritur në 41,867.
Vaksinimi do të vijoj për qytetarët e moshës mbi 65 vjeç, të regjistruar në platformën elektronike eKosova dhe sipas listave në dispozicion të QKMF-ve, ndërsa Ministria u bën thirrje qytetarëve të çdo grupmoshe, që të regjistrohen dhe aplikojnë për marrjen e vaksinës kundër COVID-19 në platformën eKosova, duke u bazuar në video udhëzimet e bëra me qëllim të lehtësimit të aplikimit të tyre./arbresh.info/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...