Ish-nënkryetarja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, ka reaguar pas konfirmimit se është bastisur banesa e Adil Behramajt, ish këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një shkrimi në Facebook, Dërguti është shprehur se bastisja e banesës së ish-këshilltarit të Hashim Thaçit është bërë për shkak të një editoriali të tij në Facebook.
Tutje, Dërguti ka theksuar se nëse arsyeja e bastisjes se Adil Behramit është editoriali i tij, atëherë në shenjë të përkrahjes, ia ka ripostuar deklaratën.
“Nëse arsyeja e bastisjes së Adil Behramit qenka editoriali i tij, atëherë në shenjë të përkrahjes, po ia ripostoj deklaratën” – u shpreh ajo në Facebook.
Ky është statusi i Adil Behramajt i publikuar nga Aida Dërguti:
“Bashkësia ndërkombëtare e detyroi Kosovën ta themelonte Gjykatën Speciale për t’i adresuar akuzat e rreme të raportit të Dick Martyt. Por, kur ata nuk ishin në gjendje të gjenin prova për t’i mbështetur ato pretendime, Zyra e Prokurorit të Specializuar doli me pretendime të reja për ta justifikuar mashtrimin e tyre. Një mashtrim i tillë nuk do të ishte toleruar në asnjë shtet të Bashkimit Evropian, por po tolerohet gjithmonë kur viktima të mashtrimit janë shqiptarët” është pjesa e ndarë nga Dërguti. /arbresh.info/
lexo edhe:
Bashkëpunëtori i Adil Behramaj: Bastisja skandal i paprecedent nga Specialja
Vedat Muriqi më i miri në Evropë për gola me kokë, barazon n...
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A