E lënduara rreth 30 vjeçare mbi të cilën të hënën ra lisi që u rrëzua nga erërat e forta në Prishtinë, është dërguar për shërim jashtë vendit.
Këtë e ka konfirmuar mjeku në Klinikën Universitare të Kosovës, Sami Bajçinca.
“Po mbrëmë në orët e vona është transferuar për trajtim jashtë vendit, në Shkup, për arsyje se ka pasur nevoje për një vlerësim nga kirurgu profesional dhe eventualisht intervenim nga kirurgu profesional që ato procedura te ne nuk bëhen” tha Bajçinca për arbresh.info.
Përveç të lënduarës, rrëzimi i një lisi në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë ia mori jetën një 30-vjeçari nga Podujeva./arbresh.info/
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës