Dërgimi në rigjykim i rastit “Pronto” shpërfaqë mangësitë e prokurorisë

08:23 | 12 Janar 2020
A Z

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, shtoi se prokurorja ka qenë jo e përgatitur e shumë pak ka punuar e të bëjë një propozim për ngritjen e aktakuzës, edhe pse disa figura të ndryshme politike nuk janë përfshirë.

“Prandaj është e qëllimshme qasja e prokurores apo e prokurorisë, e sa për publikun kanë dashur ta përfundojnë sa më shpejt, ku më shumë na kanë bërë dëme në aspektin ndërkombëtar, të cilët mediat e huaja e kanë trajtuar atë rast, e fal mbështetjes ndërkombëtare në fushën e zbatimit të ligjit, sepse është krijuar një procedurë e dyshimit që Kosova nuk e ka me gjithë mend të luftoj krimin e organizuar dhe korrupsionin”, shtoi ai.

Ndërkaq njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala, për arbresh.info, tha se në lidhje me vendimin e shkallës së parë në rastin quajtur “Pronto” nga ana e Gjykatës Themelore.

“Ankesa e parashtruar nga prokuroria në Gjykatën e Apelit varet se në cilat pika është bazuar ankesa”, deklaron Shala.

Sipas tij, mbetet të shihet se si do të vendos Apeli në rastin “Pronto”.

“A do të konfirmojë aktvendimin e shkallës së parë apo rigjykim të plotë apo të pjesshme nga lënda e saj. Por si do që të jetë verdikti , është mirë që në të ardhmen prokuroria të kërkojë më shumë kohë për të hetuar pretendimet për kryerje të çfarë do vepre penale dhe kur të paraqitet para trupit gjykues mos të këtë mundësi që hedh poshtë kallëzimin penal”, ka thënë Shala.

Gjykata Themelore në Prishtinë të premten e kaluar, kishte shpallur të pafajshëm 11 të akuzuarit në rastin e njohur si “Pronto”. Në këtë rast ishin përfshirë, ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Adem Grabovci, ish-ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, ish-deputeti i PDK-së, Zenun Pajaziti dhe tetë të akuzuarit tjerë janë shpallur të pafajshëm për veprën penale “shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës në bashkëkryerje”./E.Ballazhi/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale