Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Partisë Demokratike të Kosovës nuk i konvenojnë zgjedhjet.
Haxhiu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se “është interes madhor, jetik për PDK’në, që të mos shkojë vendi në zgjedhje”.
Në zgjedhje, sipas saj, PDK’ja do të garonte “për vend të tretë”. Ajo ka thënë se “tash është shumë e rëndë që (PDK) të garojë për vendin e tretë, mund të përfundojë e katërta”.
“Po i përdorin të gjitha format, qoftë Presidentin Thaçi, qoftë shantazhin, për të bërë qeveri teknike”, ka deklaruar ajo.
“Si VV, garantoj se s’do të bëhemi pjesë e një qeverie teknike. Duhet legjitimitet i ri”, ka shtuar Haxhiu.
“S’do të jemi pjesë e një mandatari të ri pa shkuar vendi në zgjedhje”, ka deklaruar deputetja e VV’së. /Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...