Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku, ka reaguar presidentit Hashim Thaçi, pasi ai e quajti Kryeministrin në detyrë uzurpues.
Kollçaku përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se dihet se si erdhi presidenti Thaçi në postin e tij.
Dhe se është e padrejtë ta quaj uzurpues njeriun i cili doli si politikani më i votuar në zgjedhjet e fundit./arbresh.info/
Postimi i plotë i saj:
Po quan uzurpues Njeriun që në dy palë zgjedhjet e fundit ishte politikani më i votuar!!!!!
Po quan uzurpues Kryetarin e subjektit më të votuar në dy palë zgjedhjet e fundit!!!!!
Po quan uzurpues Kryeministrin më kompetent, që po gëzon përkrahjen më të madhe qytetare si asnjë deri tani, e që po dëshmohet nga dita në ditë!!!!!
President, si erdhe TI në këtë karrige të gjithë e dimë. Por tani kjo është irrelevante, sepse ashtu edhe do të shkosh.
Tani është me rëndësi që të gjithë të kuptojnë se grabitja e pushtetit në kohë pandemie globale askujt nuk i bën nder.
Vetëm sovrani kur të flet përsëri, vendin e vet do ta dijë secili.
https://www.facebook.com/fatmire.kollcaku/posts/3839420462797846
Për të dytin vit radhazi, Berat Gjimshiti zgjidhet “Lojtari ...
Tre shtetase të Kosovës dëbohen nga Sllovenia për ofrimin e ...
Qasja e VV-së ndaj mediave, Konjufca: Synojmë prani sa ma të...
Edlir Tetova shpallet “Trajneri i Vitit” në Shqipëri
Mario Mitaj nderohet me trofeun “Zemra Kuq e Zi” nga tifozët...
Votimi në ambasada dhe konsullata me 27 dhjetor, KQZ sqaron ...